Qeveria po shqyrton mundësinë e heqjes së tavanit prej 8 milionë për xhiron vjetore të bizneseve që klasifikohen si të vogla.
Në një bashkëbisedim me qytetarët e Lushnjes, në kundër të platformës së bashkëqeverisjes, Kryeministri thotë se po analizojnë të gjitha të dhënat dhe kanë dalë në konkluzionin se bizneset e vogla fshehin xhiron reale për të mos e kaluar pragun e vendosur, çka do t?i kategorizonte si biznese të mëdha.
Në Fier, në një takim me drejtuesit lokalë, në një mbledhje ku merrte pjesë gjithë kabineti qeveritar, Kryeministri u bën një paralajmërim të përsëritur krerëve të hipotekave, si institucioni që ka dhe ankesat më të mëdha nga qytetarët sa i takon korrupsionit.
Qarku i Fierit u zgjodh këtë fundjavë për t?u zhvilluar mbledhja e radhës së qeverisë.
Tv Klan