Vettingu në polici, Hodaj: Efektivët do të verifikohen nëpërmjet SHISH për lidhjet me krimin

2018-05-14 2

Lidhur me vettingun në policinë e shtetit, zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj dha disa shpjegime sot në Report TV, ku theksoi detajet më të rëndësishme të procesit të cilit do t?i nënshtrohen të gjithë uniformat blu në vend, nga të gjitha rangjet.

Hodaj tha se policëve u është dhënë një afat 30 ditor për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit. Procesi për rangjet e larta do të zgjasë pesë muaj, ndërsa për efektivët e tjerë 24 muaj.

"Projektligji është konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, por të parët që janë konsultuar për këtë projekt-ligj kanë qenë vetë punoinjësit e policisë. Duke qenëse bëhet fjalë vetëm për deklarata, nuk ka nevojë për më shumë kohë se 30 ditë. Ndryshe nga gjyqtarët e prokurotrët, në rastin e policisë nuk ka nevojë për dokumenta shoqërues" - deklaroi ai