http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje që ata hasin në zyrat e hipotekave.
Nga Fieri, ku zhvilloi një takim me drejtuesit vendor, Rama i ka bërë një paralajmërim të fortë të gjithë zyrtarëve të hipotekova, të cilët do të jenë në shënjestrën e qeverisë për të ofruar shërbim e nevojshëm për qytetarët.
Prej kohësh, qeveria ka në fokus të punës së saj përmirësimin e shërbimit për çështjet e pronësisë. Për këtë fakt, ka nisur edhe një reformë për të regjistruar apo dhe verifikuar titujt e pronësisë në bregdet.
Ndërsa deri në fund të vitit, do të jetë gati Agjencia e Pronës, e cila parashikohet se do të shkrijë të gjitha drejtoritë dhe institucionet e pronësisë, me qëllim plotësimit e zinxhirit të nevojshëm që nevojiten për t?i dhënë zgjidhje këtyre problematikave.