Basha: DASH “fshikulloi” qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit per te sulmuar qeverinë Rama. Sipas Bashes ky raport konfirmon shqetësimet kryesore qe opozita ka ngritur per gjendjen ku ndodhet Shqipëria.



?Ju e keni parë, shqetësimet kryesore përmblidhen në katër apo pesë konsiderata; zgjedhje të blera, qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj, drejtësi e kapur, media të kapura dhe nën presion dhe sulm qeveritar, çdokush mund t?i lexojë vetë këto gjetje në raportin i cili për fat të mirë është online në anglisht, edhe shqip falë disa mediave.?



Ndërsa ne lidhje me ndryshimet statutore Basha ka veçuar vendosjen e parimit të konsultimit me të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë përpara se të vazhdohet me procesin e seleksionimit të kandidaturave të ardhshme për Parlamentin.



?Këto janë ndryshime të mëdha, janë ndryshime qe e ndajnë historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë. Përqafimi i këtyre standardeve do të imponojë një punë të madhe dhe jo të lehtë dhe jam i bindur se është rruga e duhur për Shqipërinë në radhë të parë dhe natyrisht është mishërim i aspiratave, shpresave dhe kërkesave të demokratëve.?



Por qëllimi i daljes se liderit te opozitës para medias ishte deputeti gjerman Gunther Krichbaum, i cili sipas Bashes është vendosur në shënjestrën e një fushate të turpshme nga kryeministri Edi Rama.



?Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn.?



Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum njihet për deklarimet e tij të forta anti shqiptare e kundër Kosovës. Ai ka qene ne qendër te mediave ndërkombëtare për qëndrimet ndaj Rusisë; veçanërisht me deklaratën e tij se BE duhet të tregohej e kujdesshme në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, për të mos cenuar ?interesat e natyrshme? të Rusisë në këtë zonë.

Free Traffic Exchange