Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria Rama e cila këtë fundjavë është zhvendosur në Fier zhvilloi takime me drejtuesit qendrorë e vendorë të Qarkut të Fierit, për punësimin, shërbimet dhe reformën e tokës.
Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojë reforma në administrata ku sipas tij ka ende grabitqarë. Ai paralajmëroi punonjësit e hipotekës për zvarritjet që krijojnë
Edi Rama: " Janë sot mbi 80 raste largimesh nga puna në hipoteka pikërisht për këtë shkak dhe pikërisht si rrjedhojë e ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe një numër tjetër i konsiderueshëm masash paralajmëruese për punonjësit e hipotekave. Ende në zyrat e shërbimeve administrative ka parazitë dhe grabitqarë që janë mësuar të shfrytëzojnë detyrën dhe mundësinë që u jep detyra, për të përfituar në dëm të interesit dhe të të drejtave të qytetarëve.
Pas Fierit Rama u ndal në qytetin e Lushnjes ku shpjegoi edhe njëherë skemën e re të TVSh ndërsa u shpreh se nuk ka asnjë rritje takse prej pushtetit qëndror
Fermerët e këtij qyteti u ankuan se nuk gjejnë treg për shitjen e prodhimeve Por për kryeministrin problemi për këtë çështje nuk duhet kërkuar te shteti.
Fermeri: Ne fermerët e Fier-Shegan dhe të gjithë Lushnjes, po e hedhim mallin në kanal.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-paralajmeron-punonjesit-e-hipotekave-80-u-larguan-do-kete-te-tjer