Ora News - Biznesi i vogel me tvsh, Rama po analizojmë ngritjen e tavanit

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria po analizon rritjen e pragut të deklarimit të të xhiros për bizneset e vogla. E deklaroi kryeministri Edi Rama tani në një bashkëbisedim me qytetarët.


"Është e gjitha një lojë që ne do i japim fund. Si do ti japim fund? Së pari duke vendosur TVSH për të gjithë, kush është deri në 2 milionë nuk ka problem, ska as taksë, as TVSH, asgjë. Bëhet fjalë për mikrobiznese. Kush është mbi 2 milionë të gjithë me TVSH, kjo do bëjë që loja të mbarojë sepse biznesi i madh nuk ka të lidhje me ata që janë deri në 2 milionë. S'ka marrëdhënie me ta. Ata janë njerëz që kanë mikrobiznese mbijetese.

Nga ana tjetër po punojmë për një skemë që t'ua heqim të vegjëlve të sotëm, që nuk janë të vegjël në fakt, stresin e kapërcimit të pragut. Pra, nëse rrijnë në tavanin 8 milionë dhe gënjenjë, gënjenë, ne do ua ngremë tavanin, pra do ti bëjmë që të rrijnë drejt. Se deri ku do të jetë këtë po e analizojmë, pro do tua ngremë tavanin, nuk do ti konsiderojmë biznese të mëdha në momentin kur kalojnë 8 milionë që të kenë asnjë nevojë për të gënjyer dhe të mos kenë problem që ta deklarojnë siç e kanë xhiron.

Po bëjmë analizën dhe do shkojmë në një tavan ku shumica dërrmuese nuk do të kenë më problem të thonë të vërtetën sepse nuk od ta kalojnë pragun për të ngrënë pastaj taksën 15% , për të shkuar nga 5 në 15%. Do të mbeten tek pesa, por do kenë tavan më të lartë."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/biznesi-i-vogel-me-tvsh-rama-po-analizojme-ngritjen-e-tavanit