Debate për statutin e Partisë Demokratike - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas 4 ore debati Këshilli Kombëtar miratoi draft statutin e ri te Partisë Demokratike. Ky dokument nuk ndryshon asgje ne lidhje me parashikimet per kryetarin e PD duke mos futur ne statut konceptin e dorëheqjes ne rast te humbjes se zgjedhjeve. Nënkryetari i PD Edi Paloka sqaroi pse shumica e këshillit mbështeti kete qëndrim.



?Lidhur me dorëheqjen, argumenti i pare është vullnetare, ne kemi nje nen ne statut per shkarkimin. Per propozimin per kufizimin e mandatit u dhane argumente qe do nxiste gjithë kohen konflikte nga njerëzit me ambicie?



Por çështja e largimit te kryetarit ishte nje prej ceshtjeve me te debatuara ne mbledhje. Ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami se bashku me disa anëtare te këshillit u larguan qe ne fazën e pare te diskutimeve duke deklaruar se mbledhja është fiktive, pasi po shqyrtohet vetem nje draft dhe propozimet e tyre u rrezuan



? 1-Kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje.

2-Një Këshill Kombëtar që të ketë një pavarësi dhe mos trajtohet siç po trajtohet sot.

3-Financat e Partisë, kontrolli mbi financat e partisë është një nga problemet themelore për të gjitha partitë europiane. Mesa duket është një problem serioz edhe për Shqipërinë. Kemi propozuar këtë gjë. Nuk ka diskutime as për këtë gjë. Partia vijon të mbetet monokratike, propozimet jo vetëm nuk merren parasysh, por ajo që është më e keqja nuk lejohet diskutime. Nuk është një ditë e bukur për PD?



Edit Harxhi e cila kishte propozuar nje draft statut te plote u largua nga mbledhja pas diskutimit te nenit per kryetarin e partisë, duke akuzuar se asnjë prej propozimeve nuk u mor parasysh



?Me ketë mbledhje vetëm bashkim nuk mund te kete?



Nje tjeter ze kritik, Gent Malko u shpreh me optimist duke theksuar se beteja per statutin do te zhvendoset ne Kuvendin Kombëtar i cili ben miratimin final te dokumentit. Nder te paktat ndryshime qe këshilli realizoi është e drejta e ish-kryetareve te parlamentit per te qene pjese e ketij forumi , ndryshim i cili ben Jozefina Topallin anëtare te Këshillit Kombëtar.