DASH jep alarmin për korrupsionin në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

?Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes?. Ky është përfundimi që ka nxjerrë departamenti i Amerikan i Shtetit, në raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2017 për Shqipërinë.



?Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë?, thuhet në raport.



?Ndërsa prokurorët shënuan përparim të konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të ulëta, përfshirë prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, ndjekja penale e krimeve të niveleve më të larta nuk po ndodh, për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungese të përgjithshme burimesh dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit?.





Problem shqetësues mbetet edhe politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, që vendosën në rrezik pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve, ndërkohe qe Ministria e Drejtësisë nuk mori masa të duhura disiplinore ndaj gjykatësve.



?Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e kane lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive?.



Raporti thekson se vetëm në muajin gusht u paraqitën 31 raste të reja për ndjekje penale mes tyre edhe anëtarë të Kuvendit, nën akuzën për fshehje të pasurisë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion.



?Në muajin gusht 31 raste të reja u paraqitën për ndjekje penale që përfshiu 6 anëtarë të Kuvendit, një zëvendës ministër, një kryetar, inspektorë tatimorë, zyrtarë doganor dhe 11 zyrtarë të tjerë qeveritarë nën akuzën për fshehje t pasurisë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion.?



Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, ?megjithëse qeveria shtoi përpjekjet për ta trajtuar, veçanërisht duke rritur përdorimin e pamjeve filmike për të dokumentuar dhe për të ndjekur penalisht shkeljet e policisë?.



Ndërsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se ato respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.