Prokurorët e krimeve të rënda kanë neglizhuar hetimet përgjatë vitit 2017 për shkak të nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi.
Këtë konstatim e ka bërë kreu i kësaj prokuroria Besim Hajdarmataj, ku në raportin e dorëzuar kryeprokurores Arta Marku ai shprehet se ?Megjithëse e pajustifikuar tek secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore, mund të them se janë evidentuar luhatje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshime kushtetuese dhe ligjeve paketë të reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda.Më tej sipas Hajdarmatajt ?pritja për implementimin përfundimtar ka ndikuar në lidhje me pasigurinë e përfshirjes në të ardhmen në struktura të prokurorëve dhe policisë gjyqësore, një ndikim i cili ka ulur vullnetin dhe efiçencën në shpejtësinë e hetimeve?.