Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për ujësjellësin e ri të fshatit Troshan në Lezhë u investuan 1 miliard lekë, por uji në shtëpitë e banorëve mungon.
"Gjatë gjithë verës së vitit të kaluar, në temperaturën 40 gradë nuk kemi pasur asnjë pikë ujë."
Përballë kësaj situatë një përfaqësi e banorëve i janë drejtuar Bashkisë së Lezhës duke i kërkuar zgjidhje.
Ata thonë se ujësjellësi i ri është ndërtuar pa standarte, ndaj dhe uji i pijshëm mungon sërish.
Banorët: "Atje është një masakër ndërtimesh jo një investim."
Por Bashkia Lezhë thotë se shkak i mungesës së ujit janë ndërhyrjet e paligjshme në rrjet dhe ditët e fundit është ndërhyrë për ndëprerjen e tyre.
Ndaj vendosja e matësave dhe pagesa e ujit shihet si zgjidhje.
Alfrida Marku: "Uji që më përpara orientohej drejt lidhjeve të parregullta tashmë me një ndërhyrje të vetë operatorit që ka zbatuar punimet në bashkëpunim me Bashkinë të orientohet drejt vendit të grumbullimit të ujit me qëllim që të rritet edhe sasia e ujit që shkon drejt konsumatorit."
Ujësjellësi i ri i Troshanit është në funksion 1 vit më parë, por banorët ende mbeten në pritje të ujit në rubinetat e shtëpive
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/u-investuan-1-miliard-leke-ujesjellesin-troshani-vuan-ende-mungesen-e-ujit