Raporti i DASH për Kosovën - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-05-14 0

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë, gjatë vitit 2017, ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve e zbatimin përzgjedhës të vendimeve; si dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI.