Të enjten ish-Kryeministri Sali Berisha e transmetoi "live" në Facebook nga Parlamenti ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit, i ftuar sonte në emisionin "Zonë e Lirë" ka bërë të njëjtën gjë. Nga studio e "Zonë e Lirë", Saimir Tahiri dhe Arjan Çani kanë hyrë "live" në Facebook. Ish-ministri i Brendshëm ka përshëndetur ish-Kryeministrin Berisha.