Stop - Malësi e Madhe, spitali katandiset në urgjencë, mungojnë mjekët! (20 prill 2018)

2018-05-14 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?Stop? ka udhëtuar drejt Malësisë së Madhe, aty ku 55 mijë banorët e zonës vuajnë mungesën e theksuar të mjekëve në spital.

Pavioni i maternitetit prej më shumë se 3 vitesh nuk është në shërbim të pacientëve, duke u kthyer në këtë mënyrë në një magazinë.

Drejtori i spitalit, Flladjan Hysa tha se ky institucion shëndetësor funksionon më shumë si urgjencë për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

?Ne jemi shërbimi spitalor Malësia e Madhe. Shërben më shumë si shërbim urgjence sepse s?kemi mjekë specialistë. Vijnë për mjekime ditore. Për raste që në nuk i ofrojmë shërbimin e duhur transportohen në Spitalin Rajonal, por ne kemi mungesë mjekësh, infermierësh, si dhe materniteti nuk është funksional për shkak se prej vitesh ka rënë numri i lindjeve?, u shpreh kreu i spitalit të Malësisë së Madhe.

Ai shtoi se në turn gjenden vetëm dy infermjerë dhe një mjek i përgjithshëm që bën mjekun roje, duke bërë maksimumin e tyre.

?Kemi kontakte të vazhdueshme me ministrinë dhe shpresoj, i kemi fjalët e mira për një investim këtu?, e përmbylli drejtori Hysa.

Free Traffic Exchange