Report TV - Edvin Kulluri: Drafti i Bashës e bën atë të përjetshëm

2018-05-14 2

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka lënë mbledhjen, duke akuzuar Lulzim Bashën se po imponon një statut që e bën atë të përjetshëm. Kulluri tha se Këshilli Kombëtar rrëzoi të gjitha propozimet alternative për statutin e PD.

?Kërkuam të hidhen në votim të dy statutet. Për pesë orë, ajo trupë atje nuk është në gjendje të gjykojë. Kryetari nuk po e kupton që këtu nuk diskutohet personi, por diskutohet PD-ja. Drafti i Bashës e atë të përjetshëm. Mbledhja do të vijojë me imponimin e kryetarit të PD. Prandaj, kjo mbledhje është e kotë dhe pa kuptim

Nuk u mor parasysh diskutimi për të pasur analizë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Askush nuk mban përgjegjësi për zgjedhjet e kaluar, z.Basha nuk do që të ndajë pushtet. Një shumicë në atë sallë që duartroket kryetarin s?është normale, sepse ne jemi për të diskutuar statutin aty. Përfundimi i kësaj mbledhje të sotme është të vazhdojë nga humbja në humbje.

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD