Rama: S'do të mungojë më ilaçi i kancerit të gjirit, zgjerohet lista e barnave të rimbursueshme

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy vendime që karakter kombëtare dhe disa vendime me karakter lokal për qarkun e Fierit janë marrë sot nga qeveria, e cila ka zhvilluar mbledhjen e radhës pikërisht në këtë qark. Një vendim i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë, është furnizimi pa ndërprerje të ilaçit të Herceptimës. Ky të paktën është premtimi i kryeministrit Rama.

Rama: Dy vendime të rëndësishme me impakt kombëtar janë marrë sot, së pari vendimi për listën e re të barnave të rimbursueshme, e cila është zgjeruar. Përveç 36 barnave të reja që do të rimbursohen nga shteti për të gjithë njerëzit në nevojë, do të përfshihet si një zgjidhje përfundimtare edhe Herceptima një zgjidhje jetike për ilaçin e gjirit. Përveç se i shtrenjtë ishte edhe problematik, tanimë do të jetë tërësisht falas. Bëhet më në fund një premtim me peshë të madhe dhe më në fund nuk do të ketë më mungesë të Herceptimës për të gjitha gratë dhe vajzat.

Vendimi i dytë ka të bëjë me nxitjen e biznesit, kryesisht për fermerët. Kryeministri Rama tha se fermerët me xhiro mbi 5 mln lekë të reja do të përjashtohen nga pagimi i TVSH-së dhe për këtë arsye, ai kërkoi bashkimin e fermerëve për të kaluar këtë prag.

Rama: Po ashtu kemi marrë një vendim për biznesin, që ka për qëllim nxitjen e prodhimit të energjisë me energji të rinovueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-sdo-te-mungoje-me-ilaci-kancerit-te-gjirit-zgjerohet-lista-e-barnave-te-rimbursueshme