Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pasi anëtarët i rrëzuan kërkesën për të përfshirë në rend dite analizën për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017-ës.
Imami ka thënë për mediat se mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft.
Nuk është një ditë e bukur kjo për PD-në. Mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft.
Arben Imami, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD
Mësohet se Imami është shprehur kundër kalimit nen për nen të statutit të ri dhe më pas është larguar nga salla. Por ky propozim u rrëzua. Gjithashtu, u rrëzua edhe propozimi për analizën e zgjedhjeve të vitit të kaluar.