Ora News - Protesta kundër TVSH, tregtarët e vegjël në Vlorë vezë drejt Prefekturës

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregtarët e Vegjël në Fier e Vlorë protestuan këtë të premte kundër përfshirjes në skemën e re të TVSH, që sipas tyre i con drejt falimentimit. Në Vlorë ata hodhën vezë drejt prefekturës dhe bënë thirrje edhe për lirimin e 11 kukësianëve të arrestuar pas protestës kundër pagesës në rrrugën e kombit. Tubimet e biznesit u mbështetën nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Tregtarët e vegjël në Vlorë hodhën vezë drejt prefekturës për të shprehur pakënaqësinë me përfshirjen në skemën e re të TVSH.

Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që nisi të aplikohet prej 1 prillit, me pretendimin se kjo i çon drejt falimentimit në një kohë kur sipas tyre fuqia blerëse ka rënë.

Me të njejtin pretendim për herë të tretë në një muaj zbritën në protestë edhe tregtarët e vegjël të Fierit para drejtorisë së Tatimeve.

Por ndryshe nga dy protestat e mëparshme këtë herë ata ishin më të paktë, dhe për përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishte shenje e presioneve që po ushtrohet nga tatimet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-kundwr-tvsh-tregtaret-e-vegjel-ne-vlore-veze-drejt-prefektures

Free Traffic Exchange