Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rasti i denoncuar pak ditë më parë në emisionin BOOM, ku një 66-vjeçari nga Pogradeci nuk i njiheshin dy vite ushtri, tashmë është zgjidhur fale edhe ndërhyrjes së BOOM.
Gazetarja Alekta Çeku shkoi përsëri në Pogradec, ku Levzat Çuka tha se e kishin marrë në telefon nga ministria e Mbrojtjes dhe i kishin sqaruar se dokumentat e tij ishin në rregull, duke i njohur në këtë mënyrë dy vite ushtri.
Levzat Çuka: Pas dy ditëve më morën në telefon, më kërkuan kartat e viteve të punës dhe librezën ushtarake. Vajta tek ministria e Mbrojtjes ditën e parë, ditën e dytë erdhi përgjigjja që dokumentat tuaja janë në rregull. Falenderoj ministrinë e Mbrojtjes që mi njojtën ato vitet e ushtrisë. Falenderoj emisionin BOOM. U zgjidh puna ime.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-denoncimit-ne-boom-66-vjecarit-i-njihet-ushtria