http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky vendim është dhënë edhe për 7 nga 11 kuksianet e arrestuar në rrugën e kombit pas protestës se 31 marsit.
Trupi gjykues vendosi që Vasil Laçi, Oltion Cenku, Xhevahir Gashi dhe Florin Onuzi të qëndrojnë sërish në burg deri ne përfundim te hetimeve.
Seanca nisi në orën 11:00 dhe zgjati deri në orën 15:00. Prokurorët Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi kërkuan që të gjithë protestuesit të qëndrojnë në burg, por trupi gjykues i përbërë nga Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj vendosi që të lironte 7 nga protestuesit.
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër u prit me entuziazëm në sallë, ku nuk munguan duartrokitjet dhe ovacionet.
Familjaret te cilët prej mëngjesit po prisnin jashtë sallës së gjyqit nuk i fshehën emocionet, ndërsa akuzuan kryeministrin Edi Rama.
Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe deputet e opozitës. Nen kryetari i demokrateve Edmond Spaho kërkoi lirimin e 4 protestuesve të tjerë të cilët sipas tij padrejtësisht mbahen ne burg.
Më herët qindra qytetarë e familjarë protestuan duke kërkuar lirimin e protestuesve
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhet ?Lironi vëllezërit tanë?dhe ?Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin?.
Protestuesit hodhën tymuese dhe kapsolla, por policia nuk ndërhyri.
Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia vendosi të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë.
Ndërkohë lideri i opozitës Lulzim Basha reagoi pak pas vendimit të apelit të Shkodrës, që liroi 7 protestues e la ende në burg 4 te tjerë. Basha e quajti vendimin një arritje e qëndresës së qytetarëve. Por për Bashën drejtësia është gjysmake.