Report TV -Lirohen vetëm 7, Apeli mban në burg 4 kuksianë/ Protesta, tymuese dhe kapsolla

2018-05-14 1

SHKODER-Gjykata e Apelit ka liruar 7 nga 11 protestuesit që ishin në masën ?arrest me burg? për dhunën në tubimin në Rrugën e Kombit tre javë më parë. 4 protestues do të vijojnë që të qëndrojnë në burg, ndërsa 7 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë në masën detyrim paraqitje.

Seanca nisi në orën 11:00 dhe zgjati deri në orën 15:00. Prokurorët Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi kërkuan që të gjithë protestuesit të qëndrojnë në burg, por trupi gjykues i përbërë nga Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj vendosi që të lironte 7 nga 11 protestuesit.

11 protestuesit që dolën sot para gjykatës së Apelit në Shkodër së bashku me 12 të tjerët që u liruan dy javë u arrestuan, pasi protestuan tre javë më parë në Rrugën e Kombit duke kundërshtuan taksën. Ata thyen dhe dogjën sportelet e koncesionarit.

Detyrim paraqitje
Ervis Oruçi
Rasim Onuzi
Shkëlqim Vata
Shpëtim Todaj
Hamdi Avziri
Edmond Matmuja
Xhevahir Hereni

Mbeten në burg
Elton Cengu
Florin Onuzi
Xhevahir Gashi
Vasil Laçi