Ora News - Klosi: Lumenjtë nuk mund të jenë landfille të hapura për bashkitë

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e 5 të Javës së Tokës, Ministri Klosi nga Librazhdi i kërkoi Inspektoriatit të Mjedisit që të identifikojnë ndotesit e mjedisit dhe t'i ndëshkojë ata sipas ligjit.

Gjatë inspektimit në Urën e Polisit ku vijon pastrimi i shtratit të Lumit Shkumbin, Klosi tha që lumenjtë nuk janë më landifille të hapura.

Klosi: Duke parë kaq shumë mbeturina që janë mbledhur buzë Shkumbinit pas datës 22 që është edhe dita e tokës, institucionet e zbatimit të ligjit duhet të vihen në veprim. Lumenjtë nuk mund të jenë landfille të hapura për bashkitë apo për ish komunat.

Ndërsa deputeti socialist i zonës Taulant Balla, e konsideroi këtë aksion si mjaft të rëndësishëm për standardet mjedisore.

Balla: Ndoshta nuk është rastësi që rekomandimi për hapjen e negociatave na gjen në një aksion kombëtar për ta pastruar Shqipërinë nga plehrat, sepse një vend që bëhet gati për tu ulur në tryrezë si i barabartë me vendet anëtare të BE duhet të ketë të njëjtat standarde.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-lumenjte-nuk-mund-te-jene-landfille-te-hapura-bashkite