Me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në formën e një tryeze teknike pune, përqendruar në disa prej çështjeve të fushatës zgjedhore.
Në fjalën e tij, kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, theksoi edhe një herë rekomandimin për një reformë të plotë dhe në kohë, e cila do të trajtojë të gjitha rekomandimet e papërmbushura të OSBE/ODIHR-it nga tri zgjedhjet e fundit.
Mandati i Komisionit të Posaçëm u zgjat së fundmi dhe unë i rekomandoj fort Komisionit ta finalizojë reformën zgjedhore brenda këtij afati të ri
Ambasadori Bernd Borchardt
Ai u ndal te çështja e blerjes së votës, duke thënë se Prezenca e OSBE-së po i ndjek me shumë vëmendje rastet e denoncuara në prokurori dhe shpreson të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate.
ODIIR rekomandon përpjekje të forta për çështjen e shit-blerjes së votës. Nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e shit-blerjes së votës si nëpërmjet një fushate ndërgjegjësimi qytetar ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale për të rritur besimin tek proceset zgjedhore.
Ne i kushtojmë shumë vëmendje çështjes së shkeljeve zgjedhore që i janë raportuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe presim me padurim për më shumë dënime dhe vendime
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernard Borchard