Ora News - Apeli vendos lirimin e 7 kuksianëve të arrestuar, 4 mbeten në burg

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit Shkodër liroi sot 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës kundër pagesës në rrugën e Kombit duke mbajtur ne qeli vetem 4 pej tyre që rezultonin me precendentë penal.

Në seancën për rilvlerësimin e masës së sigurisë, prokuroria kishte kërkuar mbajtjen në fuqi të vendimit të gjykatës së Kukësit për të mbajtur në burg të 11 të arrestuarit, por vendimi u rrëzua pjesërisht nga trupa e apelit të Shkodrës, pas një seancë disa orëshe të shoqëruar me protestë jashtë gjykatës.

U lanë në burg
Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës,
Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës,
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës
Xhevahir Gashi

Lirohen nen masen e sigurise detyrim me paraqitje

Shpëtim Toda
Shkëlqim Vata
Ervis Ruçi
Rasim Onuzi
Abdi Haziri
Edmond Matmuja

Zhgenjim i protestuesve

Vendimi për lirimin e 7 të arrestuarve u prit me ovacione, ndërsa masa për 4 personat që mbeten në qeli ngjalli reagime në sallë dhe para gjykatës ku qëndronin familjarë e mbështetës të protestuesve të arrestuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protestuesit-e-presin-me-hedhje-kapsollash-vendimin-11-kuksianet