Rama: Arsimi profesional, garanci per nje pune te sigurt

2018-05-14 1

Shanset e një nxënësi që përfundon arsimin profesional krahasuar me një moshatar që zgjedh shkollat e mesme të përgjithshme janë 20 % më larta për punësim. Shifrat e Ministrisë së Financave, Ekonomisë dhe Punës flasin për 40 mijë vende pune që presin të rinj me një profesion për t'u plotësuar.

Në një panair të organizuar nga Ministria e Financave për aftësitë profesionale, Kryeministri kërkon nga të rinjtë dhe prindërit e tyre të kenë zgjedhjen e parë arsimin profesional, nëse duan një vend punë të sigurtë.

Rama përsërit se prioriteti i qeverisë është punësimi, ndaj dhe fokusi si në mandatin e parë, ashtu edhe në 3-vjeçarin e ardhshëm do të jetë arsimi profesional.

Aktualisht në shkollat profesionale mësojnë 19 mijë të rinj. Ndërsa qeveria ka në projektet e saj që të hapet një shkolle e tillë në 61 bashkitë e vendit.

Free Traffic Exchange