Report TV - Dhuna në Rrugën e Kombit, Apeli i Shkodrës liron kuksianët e arrestuar

2018-05-14 3

SHKODER-11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në "Rrugën e Kombit" tre javë më parë kanë dalë para Gjykatën e Apelit për rivlerësim të masës së sigurisë. Seanca ka nisur në orën 11:00, ndërsa të pranishëm janë edhe deputetët e grupit të PD. Trupa gjykuese përbëhet nga; Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj.

Prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi, ndërsa kërkojnë që 11 protestuesit të qëndrojnë në burg. Trupi gjykues është tërhequr për vendimin për 11 protestuesit. Ata u arrestuan tre javë më parë, pasi kundërshtuan taksën në Rrugën e Kombit duke thyer dhe djegur sportelet e koncesionarit.