S ’justifikon pasurinë, shkarkohet prokurorja, duartroket me ironi vendimin, përlotet para mediave

2018-05-14 0

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokuroren e parë. Ajo është Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, pasi nuk justifikonte pasurinë. Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë. Trupa gjyqësore e KPK që mori vendimin e përjashtimit të prokurores përbëhej nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko. Kriteri i pasurisë penalizoi prokuroren, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë e dhënë për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa dëgjoi prokuroren Besa Nikëhasani dhe e konsideron të përfunduar seancën. Në përfundim trupa vendosi shkarkimin nga detyra e prokurores Besa Nikëhasani

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren
Prokurorja e Apelit ishte e pranishme në sallë në momentin që u dha vendimi duke e duartrokitur me ironi, ndërsa e cilësoi të padrejtë duke paralajmëruar se do të apelojë. Punonjësit e sigurisë në sallë ndërhynë duke i kërkuar që të dalë jashtë sallës. ?Zonja prokurore ju lutem jashtë...?.

Free Traffic Exchange