Ora News - Debate për reformën zgjedhore, dashuria mes dy partive të mëdha 'zgjon' të vegjlit

2018-05-14 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse në terësi ka një dominancë të frymës së konsensusit në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore, mbledhja e sotme e konceptuar në formën e një workshopi u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të partive të vogla dhe të mëdhenjve.

Shkak u bë kërkesa e dy bashkëkryetarëve Oerd Bylykbashi dhe Bledar Çuçi por që u artikulua nga ky i fundit për largimin e medias pasi këta të dy dhe Ambasadori i OSBE-ODIHR kishin mbaruar fjalën.

Kundër këtij vendimi u shprehën kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe Luan Rama i LSI.

Çuçi: Me mirëkuptimin e të gjithëve do të doja që media të largohej sepse është takim pune.

Mediu: Nëse jemi këtu për t'ju dëgjuar ju të dyve që bëni gjatë gjithë kohës referencat politike të reformës dhe ne të tjerët nuk kemi as zë në opinionin publik dhe as këtu dhe jemi të ftuar në ëorkshop e keni gabim. Jemi komision i posaçëm i reformës zgjedhore dhe kemi mandat për të folur për reformën zgjedhore. Media le të rrijë ose të paktën të na pyesni.

Çuçi: Kemi bërë marrëveshje në komision, çdo anëtar partie mund të bëjë komentet e veta dhe pas mbledhjes.Jeni i lirë që pas mbledhjes së komisionit të bëni të gjithë deklaratat. Ne kemi rënë dakord.

Rama: Kush ne kemi rënë dakord? Vendimin e merr komisioni, ne nuk jemi shprehur akoma nëse kemi rënë dakord apo jo. Nëse media duhet të dalë jashtë ky duhet të jetë një vendim unanim i Komisionit ose me votë në Komision. Ju thatë në bazë të mirëkuptimit kemi rënë dakord, ne nuk kemi rënë dakord akoma. Mos e shisni si një zbulim të madh këtë workshopin. Jemi komision që ende nuk kemi filluar nga puna me reformën zgjedhore deri tani kemi qenë komision dëgjimi.Ne si komision nuk kemi filluar nga puna dhe nuk kemi akoma një produkt që lidhet me kodin zgjedhor. Jemi një vit para zgjedhjeve lokale, kur do të fillojmë për të nxjerrë një produkt që të na çojë tek zgjedhje të ndryshme nga ato që i referohemi? Të jemi më seriozë dhe transparent në çdo vendimarrje. Ne jemi komision që duhet të marrim vendim.

Çuçi: Padiskutim që jemi komision që duhet të marrim vendime, kemi bërë një kalendar që kemi rënë dakord dhe këtë po ndjekim.

Bylykbashi: Ky është një format që nuk është përdorur në 10 vitet e fundit të reformës zgjedhore, nuk është zbulim. Është kalendar i miratuar, mund të biem dakord ta përshpejtojmë.

Mediu: Për herë të parë thonë se berberi i ri e mëson dorën në kokën e fukarait. Duket se pala andej ka një unison të mirë. Duket se problemi është këtej nga mirëkuptimi ynë. Ju thoni do bëni një mbledhje të mbyllur dhe të hapur. Mbledhja e hapur është vetëm për ju dhe Çuçin, çdo takim e keni për median. Ne të tjerët po gjetëm ndonjë kënd të themi ndonjë fjalë për mendimet dhe gjykimet që kemi për reformën zgjedhore mund të na lejoni. Mendoj se kjo nuk ka sens. Nëse janë të hapura janë të hapura. Nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura dhe për ju. Komisioni në mënyrë urgjente duhet të vendosë rregulloren e funksionimit.
Për më shumë lexoni në...

Free Traffic Exchange