http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas arrestimit te 40 vjecarit Kastriot Gjuzi, ai nuk ka pranuar të flasë lidhur me vrasjen e Marjo Majollarit. Nen masa te rrepta sigurie Gjuzi u transportua per ne Drejtorinë e Policisë se Tiranës pas arrestit ne kufirin e gjelbër me Kosovën, por edhe pse u mor dy here ne pyetje ai nuk ka dhëne detaje mbi vrasjen e 28 vjecarit.Policia nga ana tjetër ka shpallur ne kërkim dhe nje tjetër person, i cili dyshohet se ka ndihmuar 40 vjecarin të largohet nga vendi i ngjarjes. Pas ekzekutimit Gjuzi ishte ndjekur nga forcat operacionale deri ne afërsi te Rruga Urës, por me pas kishte humbur gjurmët.Sipas hetuesve, Gjuzi pasi ka mbërritur në afërsi të Morinës, i është shmangur pikës kufitare dhe ka kaluar disa kodra, ku ka hyrë në Vermicë të Kosovës. Pasi ka zbritur kodrat është pikasur nga policia kufitare kosovare që e ka ndaluar. Ndonëse 40 vjecari i kishte dhëne policisë identitet te rreme pas kontrollit personal, iu gjet karta e identitetit te cilën e mbante me vete.
Marjo Majollari u qellua për vdekje mbrëmjen e 10 prillit ne afërsi te zonës se Kinostudios vetëm pak metra pallatit ku jetonte. Kastriot Gjuzi qëlloi mbi 28 vjecarin ne shenje gjakmarrjeje per vrasjen e vëllait te tij nga Avni Majollari babai i Marios. I riu kishte vetëm pak kohe qe ishte kthyer nga Suedia, pasi organet ligjzbatuese atje nuk i kishin pranuar azilin, me pretendimin se Shqipëria është ne listën e vendeve te sigurta.