Ora News - Protestuesit e presin me hedhje kapsollash vendimin për 11 kuksianët

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarë dhe dhjetra qytetarë të tjerë të mbledhur para Gjykatës së Apelit e kanë përcjellë me hedhje kapsollash pritjen e marrjes së vendimit nga trupi gjykues për 11 të arrestuarit.

Avokati, Altin Goxhaj, deklaroi se janë shkelur procedurat ligjore për arrestimin e protestuesve të 31 marsit në Rrugën e Kombit.

Goxhaj: Puna është të shpallen të pavlefshme procedurat e ndalimit, vendimi i gjykatës së shkallës së parë që i bëri të vlefshme ato procedura. Do ketë drejtësi në Shqipëri apo jo? Ky ëShtë akti i parë i varrosjes së fillimit të përballjes së gjykatave me urdhrat e qeverisë. Nëse nuk shpallet i pavlefshëm urdhri i prokuroRisë dhe më pas i gjykatës për ta certifikuar atë për mënyrën si janë rrëmbyer njerëzit gjatë natës në shtëpi, në shtëpi sot ësHtë data e fillimit të diktaturës

Gjyqi u bë për katër kioska, që tha 7 milion euro ai i madhi. Sipas ligjit dikush që kryen një vepër në kushtet e detyrimit, që i shkatërron atij pronën dhe dëmi që bën është më i vogël se ai që po mbron dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër, nuk ka përgjegjësi për veprën penale.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, për Ora News tha se është shpresëplotë në një vendim të drejtë nga gjyqësori.

Nora Malaj: Besoj që vendimmarrja e rezultatit përfundimtar të jetë pozitiv.Të 11 opo ti shikosh janë qytetarë të thjeshtë. Ky është një gjykim që duhet parë si nevojë e domosdoshme për tu dhënë mundësinë.Shteti është tërhequr.Nëse gjykimi do bëhet i drejtë atëherë dhe vlerësimi i gjithë komunitetit do të jetë në pozitivitetin e zgjidhjes së problemit.Duhet të ketë reflektim të fortë dhe besoj shumë që e drejta të fitojë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protestuesit-e-presin-me-hedhje-kapsollash-vendimin-11-kuksianet

Free Traffic Exchange