Ora News - Partizani mbjell pemë me Veliaj

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen e pemëve për gjelbërimin e kryeqytetit. Pas mbjelljes së 100 pemëve në zonën e Liqenit, kryebashkiakuVeliaj u shpreh se deri me 22 prill do të tejkalohet numri i 122 pemëve që ishin objektiv.

Dy vitet më parë, barakat dhe plehrat në pjesën jugore t Liqenit të Tiranës ishin kthyer në një problem për banorët e zonës, si dhe ndotjen e liqenit.

Hapësira ku jetonte komuniteti rom i është rikthyer parkut me më shumë pemë.

Pas mbjelljes së 100 pemëve të reja, kreu i Bashkisë Erion Veliaj tha se me këtë ritëm, do të tejkalohet numri 122 mijë pemë i vënë si qëllim për t?u mbjellë deri në datën 22 Prill.

Veliaj: Jam shumë i lumtur që edhe në këto ditë të fundit, përpara se të kapim 22 Prillin, do ta tejkalojmë numrin e 122 mijë pemëve të mbjella. Deri para një viti kjo ka qenë një tokë e zënë. Më kujtohet gjullurdia që u krijua asokohe, por toka jo vetëm u lirua, jo vetëm që sot komuniteti rom jeton më mirë, punë për të cilën morëm edhe një çmim, por e gjithë Tirana jeton më mirë.

Veliaj falenderoi edhe ekipin e futbollit të Partizanit që u bë pjesë e kësaj nisme të gjelbër, duke kontribuar për një mjedis më të pastër.

Veliaj: Kush është sportist i mirë, mbi të gjitha është edhe qytetar i mirë, ndaj ju falenderoj, së pari për qytetarinë dhe siç bëni gola në fushë, keni bërë ?gola? sot në fushën e qytetarisë.

Ndërsa Drejtori sportiv i klubit ?Partizani?, Olsi Rama shprehu kënaqësinë që edhe kjo skuadër u bë pjesë e aksionit të gjelbërimit,

Veliaj: Kur u tregova djemve për nismën, ata reaguan menjëherë në mënyrë pozitive, jo vetëm për faktin se ndonjëherë stërviten këtu, por sepse nuk janë vetëm sportistë të mirë, por edhe aktivistë të mirë.

Bashkia e Tiranës vijon me mbjelljen e pemëvë për ta kthyer Tiranën në një qytet me më shumë hapësira të gjelbëra.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/partizani-mbjell-peme-me-veliaj

Free Traffic Exchange