Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë të Europës Juglindore (Southeast Europe Police Chiefs Association ? SEPCA), të mbajtur në Ohër të Maqedonisë.
Në këtë event ishin të pranishëm drejtuesit e Policive të rajonit si dhe Koordinatorët kombëtarë të vendeve anëtare të SEPCA-s. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të EUROPOL-it, IOM-it, Departamentit për Sigurinë Publike në Itali, IPA-s, Sekretariatit të IISG-së, si edhe organizatave të tjera.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Oliver Spasovski vlerësoi kontributin e rëndësishëm të SEPCA-s, për rritjen e parametrave dhe standardeve të sigurisë në gjithë rajonin që përfshin vendet e Evropës Juglindore.
Pjesëmarrësit në Asamble diskutuan mbi mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave të SEPCA-s dhe strukturave të EUROPOL-it, me qëllim përgatitjen në të ardhmen, të dokumentit strategjik të SEPCA-s të quajtur 'Sistemi i Menaxhimit të Informacionit' (Management Information System ? MIS).