Ora News - Gërmime në Albanopolis, zbulohet varreza romake e shek III

2018-05-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grup arkeologësh shqiptare dhe gjermanë kanë nisur gërmimet e para arkeologjike pas gati 30 vitesh në qytetin antik të Albanopolis në Krujë. Ata janë përqëndruar në nekropolin e qytetit ilir ku është zbuluar një varrezë e shekullit te 3-4 pas erës sonë, brenda të cilës u gjetën objekte të ndryshme.

Katër varre që i përkasin shekullit të III-IV të erës janë zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike që kanë nisur prej 1 prillit në qytetin antik ilir të Albanopolisit, mbi qytetin e Krujës.

Gërmimet janë përqëndruar ne zonen e nekropolit romak, ndërsa po kryhen nga një grup arkeologësh shqiptarë dhe gjermanë në kuadrin e një nisme të Institutit Shqiptar të Arkeologjisë dhe Universitetit ?Gëte? të Frankfurtit.

Në këto varre janë gjetur objekte të ndryshme si ene qeramike, ene qelqi, stoli të ndryshme bronxi e argjendi si dhe disa monedha.

Këto janë gërmimet e para në kalanë e Zgërdheshit pas 30 viteve, dhe grupi i arkeologëve shqiptaro gjermanë thonë se survejimi ka evidentuar disa zona ku pritet të dalin në dritë gjetje arkeologjike të periudhave të ndryshme.

Kalaja e Albanopolisit është ndërtuar në shekullin 7-6 para erës sonë. Ajo ishte qendra e fisit ilir me emrin Albanët. Për këtë qytet të lashtë ilir, filozofi grek Ptolemeu ka shkruar se qyteti antik i Albanopolis ka qenë kryeqendra e gjithë Ilirisë.

Qyteti pësoi dëmtime e shkatërrime të mëdha gjatë luftës Iliro-Romake e cila e shkatërroi nga themelet këtë qytet madhështor.

Gërmimet e para në këtë qytet të lashtë filluan në vitin 1871 nga arkeologu i famshëm austriak Hajn dhe vazhduan gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologu i shquar Plashnik.

Pas çlirimit gërmimet i vazhduan arkeologet shqiptare Hasan Ceka dhe i biri Neritan Ceka.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/germime-ne-albanopolis-zbulohet-varreza-romake-e-shek-iii