Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Genc Pollo i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave. Sipas tij, kjo i është bërë e qartë edhe ministrit Ditmir Bushat nga zyrtarë dhe parlamentarë gjermanë.
Pollo: Ajo që mund t'ju them nga takimet në Berlin është se Zyrtarët Parlamentarë kanë informacion të rregullt, të strukturuar, kanë pajtur OJF për të monitoruar sketorë në cdo fushë, kanë zyra të pavarura nga zyrat e shtetit, kanë shkëmbime me shumë faktorë dhe vijnë rregullisht këtu për të bërë misione faktmbledhëse. Ata janë kanë thënë në sy Ditmir Bushatit, të paktën kështu na kanë deklaraur se Shqipëria nuk është e përgatitur për negiociata sepse nuk i ka përmbushur kushtet në mënyrë të kënaqshme. Na kanë thënë sy më sy gjatë drekës që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pollo-bushatit-ia-kane-thene-ne-sy-se-shqiperia-nuk-eshte-gati-negociata