stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Të hënën u raportua në media se disa qytetarë të Pogradecit sulmuan Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec. Në fakt edhe në redaksinë e emisionit ?Stop? kanë mbërritur shumë ankesa në drejtim të drejtuesit të ZVRPP Pogradec, Majlind Shkirës, i cili sipas qytetarëve, nuk firmos asnjë dokument e procedurë.
?Problemi është që ne i kemi dorëzuar dokumentet në Hipotekë, te ALUIZNI. Nëqoftëse ka ndonjë parregullsi të më kthejë përgjigje me shkrim dhe unë të shkoj ta zgjidh në proces gjyqësor apo ku do të mund ta zgjidh problemin. Nuk kemi asnjë përgjigje, vetëm na gënjejnë: Ik sot e hajde nesër që të ta jap zyrtarisht. Por asgjë nuk po marrim!?, u shpreh e agravuar një qytetare e Pogradecit.
Sëbashku me gazetarin e emisionit ?Stop? iu drejtuan sportelit të këtij institucioni, ku ende nuk kishte ardhur një përgjigje për dokumentet. Ajo i tha punonjësit se dokumenti ndodhej aty prej 5 muajsh, ndaj nëse nuk e bënte dot punën të largohej që të mos i pengonte më qytetarët.
Ndërsa përsa i përket kërkesës së gazetarit të emisionit ?Stop? për të takuar drejtuesin ZVRPP Pogradec, punonjësi e drejtoi të plotësojë një shkresë. Pas kërkesës për të takuar Majlind Shkirën, ky i fundit tha se do t?i përgjigjej në mënyrë zyrtare, duke mos e ditur se për çfarë problematike është i drejtuar emisioni ?Stop? këtij institucioni.
Disa banorë të qytetit të Pogradecit komunikuan me drejtuesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, biseda të cilat janë regjistruar dhe u transmetuan në emisionin ?Stop?.
Situata 1
Qytetari 1 ? Nuk je për atë punë ti, se të ishe për atë punë, kishe mbaruar punë. Ke tre muaj, për tre muaj duhet të kishe mbaruar të gjitha këto dosjet.
Majlind Shkira ? Ok! Në bazë të aplikimit dhe të kërkesës që keni paraqitur tani, po ia jap specialistit, të nxjerrë dosjen, ta verifikojë dhe të kthejë përgjigje.
Qytetari 1 ? Për sa kohë more zotëri? Se kur e bën kërkesën, më thoni për dy javë e ke në shtëpi. A është kështu ligji? A thotë ligji për dy javë e ke në shtëpi, për 20 ditë, sa është?
Majlind Shkira ? Të lutem edhe një herë, ti këtu je në takim me mua?
Qytetari 1 ? Po!
Majlind Shkira ? Kur ti nuk gjen një mirëkuptim dhe një?
Qytetari 1 ?Po nuk gjej se u lodha! Unë në sportel mbarova punë, tani problemi është te ty.
Situata 2
Qytetari 2 ? Jepini ju drejtim dhe më thoni kur të vij ta marr unë certifikatën, kaq!
Majlind Shkira ? Shumë shpejt! Shumë shpejt do të vijë me postë.
Qytetari 2 ? Kur shumë shpejt, se ka që në Janar? Katër muaj, afatet nuk zbatohen, jo e jo!
Majlind Shkira ? E di sa? sa ke ti, katër muaj? Unë kam praktika që kanë nga 22 vjet, si është ai me 22 vjet përpara teje?
Qytetari 2 ? Ore s?më intereson mua se ça është ai, mua më intereson kjo: Është kaq, një muaj e dua që të më shërbejë.
Majlind Shkira ? Meqënse nuk të intereson, do të shërbejmë brenda?shumë...