Ora News - TVSH për biznesin e vogël, Ahmetaj: Nuk është takse e re por procedurë e re deklarimi

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se dikasteri i drejtuar prej tij dhe qeveria shqiptare po shqyrtojnë propozimet e shoqatës së ndërtuesve për ndarjen e përgjegjësisë tatimore mes sipërmarrësit dhe pronarit të tokës. Po kështu ministri theksoi se biznesi i vogël e ka mirëkuptuar përfshirjen në skemën e TVSH, e cila sipas Ahmetajt është një procedurë e re por jo taksë e re. Deri tani sipas Ahmetajt tatimet kanë kontaktuar 5700 biznese për t'i sqaruar në lidhje me procedurën e re të deklarimit.

Një numër prej 5700 biznesesh të vogla që preken nga përfshirja në skemën e TVSH-së janë kontaktuar deri tani nga administrata Tatimore për t'i sqaruar në lidhje me procedurat e reja të deklarimit. Sipas kreut të dikastetrit të Financave fushata zqaruese do të vazhdojë deri në 14 korrik me kontaktimin e 9975 bizneseve që preken në total nga përfshirja në skemën e TVSH.

Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Financave Arben Ahmetaj në një takim konsultativ me shoqatën e ndërtuesve në kuadër të paketës së re fiskale. Ahmetaj theksoi se përfshirja në skemën e tvsh-së nuk është kosto shtesë dhe as taksë e re ndërsa shtoi se biznesi i vogël e ka mirëkuptuar këtë politikë të re të qeverisë.

Ahmetaj: Fatmirësisht biznesi i vogël është në kuptueshmëri të plotë me atë masë, në aspektin e trajtimit si procedurë, sepse është procedurë dhe jo taksë e re. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve na ka informuar dje, informacion që dua të ndaj me ju dhe me qytetarët, që deri më sot janë kontaktuar në njësitë e tyre 5700 biznese të vogla në gjithë Republikën e Shqipërisë nga 9975 biznese që do të preken nga ndryshimi i procedurës, pra nga detyrimi i deklarimit të TVSH-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tvsh-biznesin-e-vogel-ahmetaj-tatimet-kontaktuan-deri-tani-5700-subjekte