Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se Bashkimi Evropian ka në Shqipëri për përgjegjësi fatale pasi ka njohur si partnere elitën më të keqe politike.
Myftaraj: BE ka këtu një përgjegjësi fatale, që po merr përmasat e gjenocidit ndaj popullit shqiptar; ka njohur si partnere elitën më të keqe shqiptare si klasë politike. Në ka gjë që duhet të bëjë BE, është t'u refuzojë vizitën në Bruksel. Të vij ti bëjnë takimet këtu. T'i izolojnë. Meqë është koha për elitën ruse, të jetë edhe për këta.
Ne nuk mund të hyjmë në BE edhe për 100 vjet për një arsye të thjeshtë; të gjitha gjërat që na pengojnë nuk janë çështje si në vendet e tjera. Kur hapen negociatat janë 35 kapituj, nga nafta, ajri, mjekësia, të gjitha. Këtu për çdo detaj të çdo kapitulli ka një interes qeveritar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sonte-ne-360grade-rreziku-rus-apo-brukseli-po-na-afron-me-be