Report TV - Dhori Kule reagon pas hetimit: Jam I hapur për hetime

2018-05-14 1

Pas lajmit se Krimet e Rënda kanë nisur hetimet për Mynyr Konin dhe Dhori Kulen për korrupsion dhe disa tendera të zhvilluara ndër vite, ka reaguar Dekani i Fakultetit Ekonomik. Kule tha se hetimi i tanishëm është bërë me qëllimin për të larguar vëmendjen nga realiteti ku ndodhet Universiteti i Tiranës.

Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, ka folur lidhur me hetimet e nisura nga Krimet e rënda për akuzën e ?shpërdorimit të detyrës? në Universitetin e Tiranës. Duke e quajtur këtë situatë:

Një formë për të sfumuar realitetin e tanishëm në Universitet, jam i hapur ndaj çdo hetimi.

Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule
Ndërsa kreu i Universitetit te Tiranës, Mynyr Koni përmes nje postimi ne profilin e në facebook i bën kërkesë organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit. Situata e krijuar ne Universitetin e Tiranës ka krijuar ngerc institucional dhe financiar, ndërsa është me pak e ndjeshme tek studentet, pasi procesi mësimor nuk është cenuar.