Boçi: Ftesa e Ramës, 'Dhuratë greke' të arrestonte Tahirin, vazhdojnë protestat

2018-05-14 0

Ftesa e Edi Ramës për Lulzim Bashën është një "dhuratë greke". Kështu u shpreh deputeti demokrat, Luçiano Boçi i ftuar në studion e Report Tv. Për demokratët, kjo lëvizje e Ramës është një përpjekje për t'i ngritur kurth opozitës dhe lidershipit të saj për të kapitalizuar politikisht veten e tij.

Luçiano Boçi thekson se Rama duhet të kishte ndërmarrë veprime konkrete nëse do donte të bashkëpunonte me opozitën, duke arrestuar ish-ministrin e Brendshëm, policët e korruptuar dhe kokat e krimit.

Z.Rama nuk është zgjedhur para një jave kryeministër, por si ftesë është "dhurata greke" e radhës e Ramës. Është një thënie latine që i ka rezistuar kohës kur tjetri bën një dhuratë kur ka një tradhti të vogël që përkthehet në pasojë. Rama është i pabesueshëm, një kryeministër që luan keq në fushën e madhe të politikës, i pëlqen loja me porta të vogla dhe çdo situatë kërkon ta kapitalizojë në favorin e vet. Rama është tashmë politikan i zbuluar në formatin e tij, krejtësisht i pabesë. Këto ftesa, ftesa literale t'i kishte bërë në mënyrë konkrete, kishte kohë të arrestonte ministrin e Brendshëm, policët e korruptuar dhe kriminelët. Kishte kohë të bënte reformën zgjedhore duke marrë në shqyrtim kërkesat e opozitës. Por ajo që bën është glorifikimi i vetvetes.

Luçiano Boçi, deputet i PD