Ora News - Sportelet në Rrugën e Kombit, punimet përfundojnë në fund të majit

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punimet për ringritjen e terminalit të pagesave në Kalimash janë drejt përfundimit dhe koncesionari do t'i ketë gati brenda fundit të majit 9 sportelet dhe 10 korsitë, në pjesën ku do të arkëtohet taksa. Ringritja e sporteleve vijon me ritëm të shpejtë dhe në koordinim edhe me qeverinë do të përcaktohet data kur drejtuesit e mjeteve do të paguajnë taksën e kalimit.

Rreth 3 javë pas protestave të dhunshme në Kalimash, koncensionari po vijon punimet me ritme të shpejta për rindërtimin e terminalit të pagesave.

Për pak javë do të jenë gati 10 korsitë dhe 9 sportelet, ku do të arkëtohet edhe taksa e kalimit.

Pasojat e djegies së sporteleve janë ende të dukshme, por kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, tashmë i ka gati thuajse të gjitha materialet përbërëse të kësaj strukture.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sportelet-ne-rrugen-e-kombit-punimet-perfundojne-ne-fund-te-majit

Free Traffic Exchange