Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në lagjen "Muharremaj" të Shkallnurit në Njësinë Administrative Rashbull. Banorët ankohen se prej 4 muajsh rruga ka rrëshqitur dhe ky fenomen ndodh çdo ditë pak nga pak.
Janë 25 familje që banojnë në këtë lagje, por edhe 100 të tjera që kanë tokat në këtë zonë dhe kjo është një rrugë lidhëse dhe nëse nuk merren masa pasojat mund të jenë edhe fatale.
Banorët thonë se shkak i rreshqitjeve është lagështira, por edhe plasjet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit.
Gazetarja e BOOM kontaktoi disa herë me administratorin e kësaj njësie Asllam Sula, i cili tha se gjërat janë vënë në vijë dhe rruga do të marrë zgjidhje.
Por problemet e banorëve të kësaj lagjeje nuk kanë të mbaruar. Përveç rrugëve ata prej 25 vitesh nuk kanë as ujë të pijshëm. Ujin e mbushin me krahë në një çezmë e cila ndodhet larg shtëpive të tyre.
Gratë e kësaj lagjeje tregojnë vuajtjet e tyre me punët e shtëpisë që duhet të furnizojnë shtëpine me ujë si në dimër edhe në verë. Një zgjidhje është menduar edhe mbushja e depozitave me ujë shiu. Ata kërkojnë uje në banesat e tyre dhe janë të gatshëm të paguajnë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-ne-boom-banoret-e-shkallnurit-pa-rruge-dhe-pa-uje