Ministria e Financave konsultime me ndërtuesit për paketën fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka nisur konsultimet me grupet e interesit për paketën e re fiskale që pritet të zyrtarizohet në muajin korrik. Takimi i parë u zhvillua me shoqatën e ndërtuesve, e cila prej vitesh kërkon që të ketë një ndarje të tatim fitimit mes investitorit dhe pronarit të truallit.Ndërtuesit e konsiderojnë pagesën e këtij tatimi si të padrejtë, e cila rrit kostot në aktivitetin e tyre.Konsultimet për lehtësirat fiskale do të vijojnë edhe me dhomat e tregtisë, në mënyrë që të hartohet një draft i cili në thelb do të ketë si synim përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit.