Rudina/Kodheli: S'kam qene dakord qe tarifa te ishte aq e larte (19.04.2018)

2018-05-14 0

Taksimi i Rrugës së Kombit ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale dhe ka ngjallur kundërshti e akuza të forta politike.
Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan foli lidhur me këtë temë. Ajo tha se nuk ka qenë dakort që tarifa të ishte aq e lartë për banorët e Kukësit, ndërkohë që shtoi se tashmë kjo tarifë po rishikohet.
?Dy javë më parë unë kam patur një diskutim me një tonalitet jo të zakonshëm lidhur me këtë gjë duke rikthyer në kujtesën e politkës se sa pak vëmendje ka patur veriu i Shqipërisë gjithë këto kohë. Di që kjo gjë po rishikohet. Unë kam qenë e opinionit që kjo tarifë të mos ishte kaq e lartë sa është vendosur për banorët e Kuksit.
Ne duhet të fillojmë të mësohemi që t?i paguajmë tarifat dhe taksat sepse ne vijmë nga një mentalitet i para viteve ?90 që nuk paguajmë tarifa. Tani jemi në një sistem tjetër të ekonomisë së tregut ku padyshim shumëçka ka ndryshuar dhe duhet të ndryshojë edhe ky mentalitet. Por, insistoj që tarifa duhet të rishikohet nga qeveria për banorët e Kukësit.
Unë jam i vetmi deputet në Parlament që përfaqësoj gjithë Qarkun, nuk ka asnjë tjetër që mbulon një qark të tërë. Detyra ime ka qenë e vështirë sepse më duhet të mbuloj gjithë qarkun, ndaj edhe sensibiliteti im ishte i tillë edhe për këtë fakt, por kjo nuk i heq asgjë të gjithë sensibilitetit të të gjithë deputetëve. Një ditë përpara fjalës time në parlament ka patur një mbledhje nga Komisioni Ekonomisë të cilët kanë dalë me një sërë kërkesash për rishikimin e tarifës së rrugës Durrës-Kukës? tha Kodheli.

Free Traffic Exchange