Report TV - Tiranë, punëtori bie nga kati i 10-të i pallatit në ndërtim, humb jetën

2018-05-14 7

Një punëtor ka rënë nga një pallat 13-katësh në Tiranë dhe ka gjetur vdekjen. 40-vjeçari me inicialet B.A ishte duke punuar te ky pallat dhe në një moment ka rënë nga kati i 10-të, duke marrë plagë të shumta në trup dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Xhorxh Bush?, vetëm pak metra larg Parlamentit të Shqipërisë. Ambulanca ka marrë trupin e 40-vjeçarit, ndërkohë që Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Uniformat Blu po verifikojnë nëse janë plotësuar kushtet teknike në punë, dhe për këtë po kontrollohet dokumentacionin dhe kushtet e punës. Investitori i këtij pallati është firma ?Al-Fam? Sh.p.k dhe sipërmarrës është Salillari Sh.p.k.