Report TV - Sfidat dhe shkeljet e një çiklisti në Tiranë

2018-05-14 1

Mes makinave që kanë pushtuar rrugët, vërejmë se edhe numri i përdoruesve të biçikletave i është shtuar kryeqytetit. Por përveç lehtësisë që kanë çiklistët në shmangien e trafikut, ata tregojnë për Report Tv rrezikshmërinë që ndiejnë çdo ditë teksa janë në lëvizje.

Është një sfidë. Është pak e vështirë me thënë të drejtën, unë në fillim e kisha tmerr, nuk e di sa kam avancuar kaq shumë. Kjo rruga(rruga që të çon tek sheshi Nënë Tereza) është bërë pak më mirë, por përgjithësisht është vështirë se nuk japin përparësi makinat. Janë shumë mbytëse. Është më mirë seç ka qenë, por po të shtoheshin korsitë do ishte edhe më mirë. Ne jemi të diskriminuar si nga makinat dhe nga këmbësorët, se ata në të shumtën e rastëve nuk na marrin shumë në konsideratë.

Çiklistët për Report Tv
Dhe çfarë ndodh në segmentin rrugor në afërsi të Bashkisë Tiranë që të çon në qendër? Ky segment rrugor është një ndër më sfiduesit për çiklistët e kryeqytetit pasi jo vetëm makinat nuk u japin përparësi atyre por edhe vetë çiklistët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Edhe pse Tiranës i janë shtuar korsi të reja biçikletash, sërish ka nga ata çiklistë që preferojnë të pedalojnë jashtë korsive duke rrezikuar jetën.