Saimir Tahiri u rikthye në Kuvend sot pas një mungese të gjatë, duke tërhequr një vëmendje të madhe mediatike por edhe politike.
Ai u ndoq fillimisht nga gazetarët në hyrje të Kuvendit, ku u shfaq rreth orës 10 të mëngjesit. Tahiri u mundua t?u shmangej pyetjeve.
Brenda në sallë ai u prit me mall nga disa kolegë, ndër të cilëve spikaste ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që e përqafoi.
Tahiri pati një përplasje me Sali Berishën, i cili teksa dilte nga salla pas vendimit të opozitës për ta braktisur parlamentin, iu afrua deputetit të pavarur dhe nisi ta filmonte.
Pasi doli jashtë, ish-deputeti socialist u ndal përpara gazetarëve.