http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Nuk e besoj që... nuk e besoj që do të ketë dhe bir nëne dhe bir kurve që do më pengojë?Me këto fjalë Sajmir Tahiri u rikthye pas pothuajse 6 muajsh në Parlament, duke këmbëngulur se beteja e tij për të bërë drejtësi vazhdon.E kur pyetet nëse është nën mbrojtjen e kryeministrit Rama, Tahiri thotë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.?As më mbron njeri e as dua të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund të ose ta them ndryshe të mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi.?
Për të treguar se nuk ka frikë nga drejtësia, Tahiri tha se nuk fshihet.Ish-ministri i brendshëm, i akuzuar për lidhje me një nga bandat më të rrezikshme të trafikut të drogës ne Vlorë, pranon se është i qetë, pavarësisht hetimeve nga Krimet e Renda.Pak pas mbylljes së seancës plenare, në një status në Facebook, deputeti Tahiri sqaroi se kush e ka marrë heshtjen e tij për dorëzim, është gabuar, pasi është vetëm respekt për drejtësinë.Tahiri shkruan më tej se rrugën e drejtësisë do e ndjekë me durim, ndërsa nuk ka nevojë t?i dërgojë askujt mesazhe të koduara.
Ish-ministri i Brendshëm u rikthye pas 6 muajsh në sallën e Kuvendit, atje kur në tetor u votua heqja e pjesshme e imunitetit për të lejuar organin e akuzës të hetojë mbi përfshirjen e mundshme të trafikun ndërkombëtar të drogës. Pjesëmarrje e cila e ndihmoi të vijoje te mbajë mandatin e deputetit.