Arrestohet në Prizeren vrasësi i Majollarit, flet për Report TV zëdhënësi i policisë së Kosovës

2018-05-14 2

Vrasësi i dyshuar i Mario Majollarit, Kastriot Gjuzi është arrestuar dje në Kosovë, në doganën e Vërmicës pranë Prizrenit, për kalim ilegal të kufirit dhe i ëhstë dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Arrestimi i tij është bërë i mundur dje nga ana e policisë kosovare.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e Kastriot Gjuzit, autori të dyshuar të krimit tragjik që tronditi Tiranën pak kohë më parë.

Gjuzi po këkrohej në zonën e malit të dajtit në Tiranë dhe rreth, tij ku dyshohej se ai kishte shkuar pas krimit, por duket se Gjuzi ka tentuar të largohet në drejtim të Kosovës me dokumenta të falsifikuara.

Në një lidhje telefonike me Report TV, një tjetër zëdhënës i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi ndalimin e Gjuzit dhe dorëzimin e tij autoriteteve shqiptare.

Mbrëmë në Vërmicë, është ndaluar një shtetas i Shqipërisë pasi ka kaluar ilegalisht kufirin. Policia e Kosovës të njëjtin perosn e ka dorëzuar tek autoritetet shtestërore të Republikës së Shqipërisë dhe kjo është e tëra që mund të themi deri tani. Beosj që të gjitha detajet e tjera ju mund t?i merrni nga autoritetet kompetente. Për momentin ne mund të konfirmojmë vetëm që ai është ndaluar për kalim ilegal kufiri dhe janë kryer të gjitha procedurat e tjera, janë realizuar nga policia e Kosovës, sipas asaj që parashikon ligji. Ju e dini që policia e Kosovës ka një bashkëpunim me të gjitha autoritetet, përfshi edhe ato të Shqipërisë, dhe ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen, në mënyrë profesionale, duke respektuar të gjitha rregullat që parashikohen me ligj dhe me marrëveshje të barabarta.

Free Traffic Exchange