Bashkitë në vend, ende të paafta për të menaxhuar mbledhjen e taksave vendore, nuk i kanë të mjaftueshme fondet e qeverisë. Mekanizmi i ngritur për herë të parë, synon të ndihmojë komunitetet lokale, përmes aplikimit për fonde nga ana e bashkive. Një nga programet është skema pilote e Granteve ku çdo bashki mund të përfitojë nga 24 deri në 60 mijë euro, përmes zbatimit të projekteve konkrete.
Zhvillimi rajonal mbetet një sfidë për bashkitë në vend, pasi fondet që akordon qeveria apo që mblidhen nga të ardhurat e taksave dhe tarifave vendore, janë të pamjaftueshmë.
Për të ndihmuar komunitetin e zonave respektive, për herë të parë është krijuar një mekanizëm ku institucionet rajonale do të gëzojnë funksione menaxhuese.
Përmes këtij mekanizmi, Bashkitë mund të aplikojnë, por me rëndësi është hartimi i projekteve më të cilat mund të konkurojnë në programe të ndryshme.
Ekspertët thonë, se nga viti në vit kapacitetet e bashkive po rriten, megjithatë, kjo është një sfidë që ende vijon.
Arben Skënderi, kreu i AZhR2: Një nga arsyet e këtij programi, Programi për Zhvillim Rajonal, është që të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të bashkive për aplikimin për fonde drejt Komisionit Europian. Ne jemi në fazën ku kemi shpallur një projekt-pilot për grante të vogla rajonale që janë shem,buj shumë të mirë për tu ushtruar nga bashkitë. Por, mund të themi se bashkitë e ëmdhaja janë të gatshme.
Një nga programet ku bashkitë mund të aplikojnë deri më 21 maj, është skema pilote e Granteve të Programit për Zhvillim Rajonal, aty ku çdo Njësi Vendore mund të përfitojë nga 24 deri në 60 mijë euro, përmes zbatimit të projekteve konkrete.
Carl Heller, Drejtor i Programit: Është shumë e rëndësishme mbështetja e përgatitjes së planeve dhe programimit, dokumentave që shërbejnë në identifikimin e nevojave dhe objektivave në nivel rajonal dhe kjo do bëhet në bashkëpunim me bashkitë dhe autoritetet lokale në secilin rajon. Politika e zhvillimit rajonal është ndërsektoriale, që do të thotë se ne nuk kontribuojmë në një sektor por në disa sektorë, si social-ekonomik për secilin rajon të Shqipërisë.
Ky mekaninzëm, parashikon ndërhyrjet për të përmirësuar shërbimet arsimore, sportin, turizmin dhe infrastrukturën kulturore, shërbimet sociale lokale, lehtësirat në transportin lokal, etj.
Përveç këtyre, projektet do të synojnë të përmirësojnë direkt kushtet socio-ekonomike të komuniteteve lokale duke adresuar zgjidhjet për investimet lokale të shkallës së vogël për të ofruar cilësi jetese për komunitetet.