http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tom Doshi, i shpallur ?non grata? nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në afera të mëdha korrupsioni, kërkon nisjen e vettingut në politikë. Vetë Doshi pranoi se për këtë gjë i kishte bërë thirrje kryeministrit Rama gjatë seancës parlamentare, teksa ky i fundit po fliste për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për ndëshkimin e politikanëve të korruptuar.E për të forcuar kërkesën e tij, Doshi tha se nëse verifikimi i pastërtisë së figurës së politikanit do të niste, një pjesë e madhe e ligjvënësve do t?i linin bosh vendet e tyre në sallën e Kuvendit.Deklarimet e Doshit vijnë vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi moslejimin e hyrjes së tij në SHBA, bazuar në informacione për përfshirjen në korrupsion domethënës dhe në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.