http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij do të presë edhe 3 muaj për Asociacionin e Komunave Serbe. Gjatë një interviste për mediat serbe, Vuçiç sqaroi se do të bisedojë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.?Në thelb ne jemi duke folur në lidhje me marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo marrëdhënie përbën pengesën më të madhe në rrugën tonë evropiane. Serbia do të presë tre muaj për Asociacionin e komunave serbe, por kjo nuk do të thotë që nuk do ta realizojmë më herët atë?.Sipas Vuçic, pala kosovare nuk e ka zgjidhur ende çështjen e formimit të Komunave serbe, duke mos i respektuar afatet e vendosura me marrëveshje.Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës miratoi sot platformën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do t?i kalojë kuvendit për miratim.Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kjo platformë ka për qëllim përmbylljen e fazës finale. Sa i takon asosacionit të komunave serbe, Haradinaj tha se ai do të behet vetëm konform Kushtetutës.